YouTube bllokon mediat shtetërore ruse

YouTube bllokon mediat shtetërore ruse

Auto&Tech March 11, 2022 - 23:31

Platforma YouTube ka njoftuar se ka bllokuar qasjen në kanalet e lidhura me mediat shtetërore ruse.

Gjigandi i transmetimit të videove iu referua politikës për bllokimin e përmbajtës që mohon ose banalizon ngjarjet e dokumentuara.

YouTube tha se pushtimi rus i Ukrainës bie nën këtë politikë dhe se do të bllokojë qasjen në kanalet, duke përfshirë Russia Today dhe Sputnik.

Më parë, YouTube kishte bllokuar kanalet kryesore të mbështetura nga shteti rus RT dhe Sputnik në të gjithë Evropën.

Media shtetërore ruse i ka quajtur censurë kufizimet e vendosura ndaj tyre.

“Bllokimi nga YouTube nuk është gjë tjetër veçse një kthesë e re e një sulmi mizor ndaj një prej parimeve themelore të një shoqërie demokratike – që është liria e shtypit”, tha Sputnik në një deklaratë./express