Meta: Ndryshimi i rregullave të Facebook-ut vlen vetëm në Ukrainë

Meta: Ndryshimi i rregullave të Facebook-ut vlen vetëm në Ukrainë

Auto&Tech March 11, 2022 - 23:27

Gjatë ditëve të fundit lajm aktual ka qenë se kompania Meta ka ndryshuar politikën e saj për të lejuar thirrjet për dhunë kundër Vladimir Putinit ose ushtarëve rusë.

Zakonisht kjo do të ishte kundër rregullave, por fjalori i dhunshëm kundër civilëve rusë është ende funksional, shkruan BBC, transmeton Zeri.info.

Këtij ndryshimi iu përgjigj Rusia duke njoftuar se do ta ndalojë Instagramin, Twitter e Facebook.

Nick Clegg, një ekzekutiv i lartë në Meta dhe ish politikan në Mbretërinë e Bashkuar ka kërkuar të qartësojë pozicionin e kompanisë.

Ai thotë se Meta nuk toleron rusofobinë apo asnjë lloj diskriminimi ndaj rusëve dhe se kjo politikë do të zbatohet vetëm në Ukrainë. /Zëri