“Microsoft”-i ndalon aktivitetin biznesor në Rusi
Auto&Tech
March 04, 2022 - 15:43
“Microsoft”, një ndër kompanitë gjigande teknologjike, ka njoftuar se ka ndaluar aktivitetin e saj në Rusi.
Kompania “Microsoft” ka thënë se është duke ndaluar shumë aspekte të biznesit në Rusi në përputhje me vendimet e sanksioneve qeveritare, shkruan “Sky News”, transmeton Zeri.info.
Kjo kompani po ashtu ka thënë se ka vepruar kundër pozicionimit rus, masave shkatërruese ose përçarëse kundër më shumë se 20 organizatave të qeverisë ukrainase, IT dhe sektorit financiar.
Gjithashtu, “Microsoft”-i ka thënë është në kontakt me stafin që u është dashur të largohen nga Ukraina dhe do të punojë me SHBA-në, MB-në dhe BE-në në vijim. /Zëri