Shumë uebfaqe të Rusisë janë hakuar dhe po shfaqin mesazhe kundër Putinit

Shumë uebfaqe të Rusisë janë hakuar dhe po shfaqin mesazhe kundër Putinit

Auto&Tech February 28, 2022 - 14:00

Disa uebfaqe të mediave ruse duket se janë hakuar, kurse aktualisht tri prej tyre po shfaqin mesazhe kundër luftës.

Në faqet e internetit “Forbes Russia”, “Fontanka” e “Takie Dela” në gjuhën ruse është shkruar: “Të dashur qytetarë. Ne ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni djemtë dhe burrat tuaj në vdekje të sigurt. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik”, shkruan CNN, transmeton Zeri.info.

“Ne kemi qenë të izoluar nga e gjithë bota, nafta dhe gazi nuk tregtohen më. Pas disa vitesh, ne do të jetojmë si në Korenë e Veriut”, shkruhet më tej.

Në anën tjetër, grupi i hakerëve “Anonymous” ka shkruar: “Ky mesazh do të fshihet dhe disa prej nesh do të shkarkohen ose edhe burgosen. Por ne nuk mund ta durojmë më këtë”.

Po ashtu Reuters ka njoftuar se u janë hakuar uebsajtet edhe Agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, “Kommersant” dhe “Izvestia”, por tani janë në funksion. /Zëri