Instagram tani mundëson shlyerjen masive të postimeve dhe ka masa të reja të kontrollit të profilit
Rrjeti social Instagram ua ka lehtësuar përdoruesve të saj largimin e postimeve, komenteve dhe aktivitete tjera nga kjo platformë.
Instagrami ka vënë masa të reja të kontrollit të profileve që ju mundëson përdoruesve që në mënyrë masive të shlyejnë komentet dhe postet, si dhe të përcjellin bisedimet dhe historinë e kërkimit.
Funksionet e reja do të jenë të qasshme në seksionin e ri në profilet e përdoruesve – pra në “your activity”, por do t’ua lehtësojë të gjejnë dhe largojnë bisedat e mëhershme.
Edhe pse teknikisht një gjë e tillë ka qenë e mundur më parë duke hequr pëlqimet, komentet dhe postimet në Instagram, ajo është kryer rrugëve manuale – pra një nga një, duke mos llogaritur në largimin e plotë nga profilit i përdoruesit.
Tani në seksionin “your activity” ekzistojnë “veglat” për kontrollin e postimeve, story, pëlqime dhe komenteve të mëparshme në “feed” e përdoruesve tjerë. /telegrafi