Huawei po përgatit një telefon të ri rrotullues
Huawei po përgatitet të prezantojë një telefon të ri të gjeneratës së ardhshme në muajin shkurt.
Informacionet e reja thonë se në shkurt 2022, Huawei do të prezantojë një smartphone të ri të palosshëm me serinë flamurtare Mate 50.
Kompania aktualisht është duke testuar sensorët e gjurmëve të gishtërinjve të vendosur poshtë ekranit, si dhe një ekran OLED për gjeneratën e ardhshme të telefonave me rrotullim.
Telefoni pritet të ketë teknologjinë POL-LESS OLED nga Samsung Display, prandaj ekrani duhet të jetë 20 deri në 30 për qind më i ndritshëm.
Deri më tani, Huawei ofron Mate X, Mate Xs dhe Mate X2 në ofertën e celularëve të palosshëm.
Përveç tyre, kompania po zhvillon një telefon celular që paloset nga brenda dhe ajo pajisje do të dalë në treg deri në fund të këtij viti. Modeli është projektuar si Galaxy Fold i Samsung dhe Galaxy Z Fold 2. /Telegrafi/