Renault e grabit edhe një çmim prestigjioz për konceptin e veturës së vitit
“Car Design News” e ka zgjedhur koncept-veturën e vitit në publikimin vjetor të “Car Design Review”.
Juria, e përbërë prej drejtorëve të dizajnit nga markat lidere të industrisë së automobilistikes, e ka zgjedhur Prototipin 5 të Renault-it si veturën me konceptin më të mirë të vitit.
Madje, disenjatorët e kanë lavdëruar mënyrën mjeshtërore se si është krijuar kjo veturë.
Qëllimi prapa Prototipit 5 të Renault-it ka qenë për ta demonstruar përkushtimin e kompanisë për krijimin e veturave elektrike që janë lehtësisht të qasshme nëpër Evropë.
Prototipi 5 i Renault-it është një veturë kompakte qyteti me shumë sharm, e cila e risjell një prej veturave më ikonike të markës në të ardhmen.
Vlen të ceket se modeli i prodhimit që bazohet në këtë prototip do të zbulohet në vitin 2024.
Ky është artikull i sponsorizuar.