Pas Facebook-ut, Instagram-it dhe WhatsApp-it, bie edhe Oculus
Oculus ka konfirmuar sot se rënie e Facebook-ut ka ndikuar në shërbimet e tyre, pasi që ka bërë që përdoruesit e saj VR të mos kenë qasje në aplikacionin e tyre
Një ndërprerje në tërë globin ka bërë që Facebook-u dhe platformat e tij të rrjeteve sociale të jenë offlne duke shkaktuar kështu probleme edhe për realitetin virtual.
Oculus ka konfirmuar që shërbimi i tyre kryesor është prekur keq për shkak të problemeve me server, duke bërë që përdoruesit e kufjeve VR të mos kenë qasje në profilet e tyre.
Lajmi i mirë është që kompania është në dijeni të këtij problemi dhe po përpiqet që ta rregullojë atë. Disaavantazhi më i madh është se nuk dihet se kur do të zgjidhet problemi që është shkaktuar sot.
“Ne jemi të informuar që disa njerëz po kanë vështirësi që të kenë akces në produktet e aplikacionet tonë. Ne po punojmë që t’i kthejmë gjërat në normalitet sa më shpejt që mundemi dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, thuhet në mesazhin e fundit të Oculus, shkruan GazetaExpress.
Nga ajo çfarë është parë deri me tani është se jo vetëm lojtarët nuk mund të hynë në aplikacionin e Oculus, por edhe ata të cilët mundën nuk mundën të luajnë në asnjë lojë që ata e kanë instaluar.
Disa, madje kanë raportuar probleme për gjetjen e lojërave të tyre, derisa kanë frikë që ato mund të zhdukën përgjithmonë.
Derisa këto mund të jenë probleme të përkohshëm për lojtarët sot, ne nuk e dimë se cilat do të jenë efektet kur serverët e Facebook-ut të kthehen online.
Nuk ka asnjë informim qoftë nga Facebook apo dikush tjetër se sa do të zgjasë kjo gjendje, përpos një postimi në Twitter të bërë nga Facebook-u për këtë problem ku thotë:
“Jemi në dijeni se disa njerëz po kanë probleme të kenë qasje në aplikacionet dhe produktet tona. Po punojmë që gjërat t’i kthejmë në normalitet sa më shpejt që është e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”.