Rrjetet sociale jashtë funksionit, përmes Twitter-it, Facebook-u del me reagim
Shefi i komunikimit në Facebook, Andy Stone ka reaguar përmes Twitter-it për rrjetet sociale në pronësi të Facebook-ut që kanë dalë jashtë funksioni prej thuajse më shumë se rreth një ore.
”Po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, tha ai, pasi WhatsApp-i, Instagram-i dhe Facebook Messenger-i, që janë të gjitha në pronësi të Facebook-ut, ranë nga sistemi, përcjell Klankosova.tv.
Platformat më të klikuara të komunikimit me mesazhe janë bllokuar në të gjithë botën.
Në të tre platformat, problemi është në rifreskimin e faqes dhe kudo shfaqet mesazhi: “Nuk mund të shohësh përditësimin e faqes.”
Ndërkohë, përdoruesit i janë drejtuar rrjetit social Twitter për të treguar se aplikacionet më të mëdha të komunikimit kanë dalë jashtë funksionit pasi nuk dërgohen mesazhet.