Renault fiton çmimin për modelin më kreativ në Festivalin Ndërkombëtar Automobilistik
Festivali Ndërkombëtar Automobilistik ka mbajtur edicionin e vet të 36-të, ku edhe ka ndarë çmimet prestigjioze.
Në këtë festival, Renault MORPHOZ ka arritur ta sigurojë çmimin për kreativitetin më të lartë.
MORPHOZ është veturë e së ardhmes e cila e pasqyron vizionin e brendit Renault për mobilitet elektrik pas vitit 2025.
Vetura posedon platforma elektrike të cilat ofrojnë konfigurime të ndryshme të fuqisë, kapacitetit, hapësirës, etj.
Përbërë nga një juri ekspertësh dhe adhurues të automobilistikes, arkitekturës, dizajnit e kulturës, Festivali Ndërkombëtar Automobilistik i nderon projektet më artistike dhe magjepsëse nga viti i kaluar.
Pikërisht nga kjo juri, Renault MORPHOZ ka fituar çmimin “Creativ’ Experience” si vetura me konceptin më inovativ të veturës.
Përfaqësues të kompanisë Renault janë shprehur tejet të kënaqur e krenar me këtë çmim, duke theksuar se çmimi është mirënjohje për punën që ekipi e ka bërë në këtë projekt ambicioz që thekson aspekte të caktuara të veturave të së ardhmes.