Youtube bllokon çdo përmbajtje kundër vaksinave
Youtube do të bllokojë shfaqjen e gjithë materialeve kundër vaksinave, njoftoi në një blog të mërkurën.
Për shembull, Youtube nuk do të lejojë përmbajtje të cilat pretendojnë se vaksina e gripit dhe se vaksinat kundër fruthit, shytave dhe rubeolës mund të shkaktojnë autizëm.
Kompania, në pronësi të Alphabet Inc, pjesë e së cilës është edhe Google, do të ndalojë gjithashtu edhe disa nga kanalet e aktivistëve më në zë kundër vaksinës, përfshi Robert F. Kennedy Jr dhe Joseph Mercola, tha një prej zëdhënësve të Youtube.
Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare, Mercola tha se “Jemi të bashkuar në mbarë botën, ne nuk do të jetojmë me frikë, do të qëndrojmë së bashku dhe do të rikthejmë liritë tona”.
Zhvillimi vjen pasi edhe kompani të tjera janë kritikuar pasi pretendohet se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e informacioneve të rreme në rrjete sociale, përfshi Facebook dhe Twitter./euronews.al