Apple kundërshton planin e BE-së për karikuesit e telefonave

Apple kundërshton planin e BE-së për karikuesit e telefonave

Auto&Tech September 23, 2021 - 21:28

Komisioni Evropian ka hartuar një plan për prodhimin e karikuesve të njëjtë për të gjitha pajisjet teknologjike si telefona, tabletë dhe kufje.

Një direktivë me 18 faqe e publikuar të mërkurën përcakton se karikuesit e njëjtë nga të gjitha kompanitë sjell përfitime për konsumatorin si dhe redukton shpërdorimin e energjisë elektrike.

Përllogaritet se konsumatorët në BE do të kursejnë 250 milionë euro në vit nga një hap i tillë.

Sipas direktivës së BE, në përdorim duhet të jetë karikuesi i tipit USB-C që aktualisht përdoret nga telefonat Android.

Kjo gjë do të detyronte Apple që të ndryshonte teknologjinë e përdorur për vendet e BE-së.

Në momentin që ligji do të hyjë në fuqi do të ketë një periudhë 2-vjeccare tranzitore gjatë të cilët prodhuesit duhet të përshtatin karikuesit.

Apple e ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë se rregullatori strikt penalizon inovacionin në një kohë kur duhet ta mbështeste këtë gjë./euronews.al