Rregulli i ri i Instagramit, duhet të vendosni moshën nëse doni të përdorni aplikacionin
Auto&Tech
September 01, 2021 - 22:08
Instagram do të kërkojë nga të gjithë përdoruesit të vendosin datën e lindjes para se të përdorin aplikacionin, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një përvojë të sigurt për përdoruesit nën 18 vjeç.
“Ky informacion na lejon të krijojmë veçori të reja të sigurisë për të rinjtë dhe na ndihmon të sigurojmë që ne t’i ofrojmë përvojat e duhura grupmoshës së duhur,” ka njoftuar Facebook, kompania që zotëron Instagramin.
Instagram nuk kërkon nga përdoruesit të paraqesin prova se data e lindjes së tyre është e saktë, mirëpo kompania thotë se përdor një sërë teknikash për të identifikuar fëmijët që kanë futur informacion të rremë si pjesë e procesit të regjistrimit. /A2