Zyrtare: Dacia Sandero është vetura më e shitur në Evropë
Auto&Tech
August 30, 2021 - 10:02
Vetura Dacia Sandero ka arritur që ta kalojë gjigantin Volkswagen Golf dhe Toyota Yaris, për t’u bërë vetura më e shitur në Evropë.
Siç tregojnë statistikat më të reja të muajit të fundit, vetura Dacia që është pjesë e Renault Group, ka arritur të jetë në mesin e pak brendeve të fuqishme botërore që kanë arritur të shënojnë rritje të shitjeve, kur shumica kanë pasur rënie.
E ridizajnuar së fundmi me enterier të jashtëzakonshëm, performancë dinamike e çmim të volitshëm, Sandero nuk ka si të mos jetë një veturë kaq e kërkuar në Evropë.
Vlen të ceket se Dacia Sandero është edhe në Kosovë prej veturave më të shitura, ku distributor i autorizuar i kësaj veture është Auto Mita.
Ky është artikull i sponsorizuar.