YouTube fshin miliona lajme të rreme për koronavirusin

YouTube fshin miliona lajme të rreme për koronavirusin

Auto&Tech August 26, 2021 - 22:48

YouTube bën me dije se ka hequr nga rrjeti miliona video me përmbajtje të rrezikshme dhe dezinformuese rreth koronavirusit që nga nisja e pandemisë.

Kompania e videove të Google deklaron se do të lejojë vetëm publikime që bazohen në burime të besueshme rreth koronavirusit, si OBSH.

“Heqim më shumë se 10 milionë video çdo tre muaj. Pjesa më e madhe e tyre nuk arrijnë as 10 shikime”, u shpreh drejtuesi i YouTube, Neal Mohan. /A2