"Google" mund të shkurtojë pagën e punonjësve që punojnë nga shtëpia

Auto&Tech August 11, 2021 - 18:52

Punonjësit e Google në SHBA që zgjedhin të punojnë nga shtëpia përgjithmonë mund të marrin ulje të pagës.

Gjigandi i teknologjisë ka zhvilluar një kalkulator të pagesave që lejon punonjësit të shohin efektet e punës në distancë ose lëvizjen e zyrave.

Disa punonjësve në distancë, veçanërisht atyre që udhëtojnë më gjatë, mund t’u shkurtohet paga pa ndryshuar adresën.

Punonjësit në shumë biznese kanë vërtetuar se të punosh përgjithmonë nga shtëpia ishte e zbatueshme gjatë pandemisë Covid.

Shumë kompani po shikojnë se si do të punojnë punonjësit ndërsa pandemia zvogëlohet, edhe pse SHBA vazhdon të luftojë variantin Delta të sëmundjes.

Firmat e Silicon Valley, disa prej të cilave janë të prirura për t’i kthyer punonjësit në tavolinat e tyre, po eksperimentojnë me strukturat e pagave të punonjësve.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë përfshirë Microsoft, Facebook dhe Twitter kanë ofruar më pak paga për punonjësit bazuar në vendet ku është më e lirë të jetosh.

Por firmat më të vogla si Reddit dhe Zilloë kanë thënë se do të paguajnë të njëjtën gjë pavarësisht se ku janë të punësuar punonjësit, duke thënë se kjo përmirëson diversitetin. /A2