Microsofti do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit
Gjiganti teknologjik, Microsoft ka ndryshuar politikën dhe nga muaji i ardhshëm do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve të jenë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, në mënyrë që të kenë qasje në zyrat dhe hapësirat tjera punuese në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Kjo kompani ka njoftuar punëtorët të martën se do të kërkojë “dëshmi të vaksinimit për të gjithë punëtorët, dhe mysafirët që hyjnë në ndërtesat e Microsoftit në SHBA”, ka raportuar Seattle Times sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press.
Kompania ka thënë po ashtu se të ketë procedura tjera për punëtorët, të cilëve problemet shëndetësore ua pamundësojnë vaksinimin.
Prindërit e fëmijëve që janë shumë të rinj për të marrë vaksinën do të mund të punojnë nga shtëpitë deri në muajin janar, ka thënë kompania.
Edhe kthimi i pjesës tjetër të punëtorëve nëpër zyre është shtyrë për një muaj, përkatësisht 4 tetor.
Kërkesa e kompanisë për vaksina nuk do të zbatohet jashtë SHBA-së, për shkak të dallimeve ligjore nga një shtet në tjetrin.
Politika e re rreth vaksinimit vjen pas vendimit të njëjtë të marrë nga gjigantët tjerë teknologjikë si Google dhe Facebook, ashtu sikurse Disney dhe Walmart. /rel