“Google” e vendos si kusht vaksinimin për t’u kthyer në vendin e punës
Kompania Google ka obliguar punonjësit e saj që të vaksinohen për t'u kthyer në vendet e punës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, gjiganti teknologjik amerikan do të fillojë të zbatojë politikën e vaksinimit të punonjësve në kthimin e tyre në punë, kryesisht në kampuset e saj në SHBA brenda pak javësh. Më vonë ky vendim do të merret edhe për 144 mijë punonjës të Google në të gjithë botën.
Shefi ekzekutiv i Google (CEO), Sundar Pichai deklaroi në postimin e tij në blog se "Ata që vijnë për të punuar në kampuset e tyre duhet të vaksinohen". Ai shtoi se procesi për këtë çështje do të ndryshojë sipas kushteve të rajonit, rregulloreve dhe mundësisë së vaksinës.
Google ka shtyrë hapjen e plotë të kampuseve të saj në mbarë botën nga 1 shtatori më 18 tetor për shkak të rritjes së rasteve të reja të variantit Delta të koronavirusit të ri (COVID-19).
Punonjësit e gjigantit të teknologjisë gjithashtu do të jenë në gjendje të aplikojnë për të vazhduar punën nga shtëpia deri në fund të vitit 2021, në rast të kushteve të veçanta.