Si po ndryshon tregu i makinave, në epokën post-pandemi?

Si po ndryshon tregu i makinave, në epokën post-pandemi?

Auto&Tech June 20, 2021 - 10:41

COVID-19 nuk duket më burimi kryesor i ndërtuesve të automjeteve. Problemi kryesor duket mundësia reale e fitimit të këtyre grupeve industriale.

Në Kinë, shitjet e automjeteve do të kalojnë gjatë këtij viti niveli para pandemisë, por kjo gjë nuk pritet të ndodhë në Shtetet e Bashkuara para vitit 2023, ndërkohë që për Bashkimin Europian një rikthim i tillë nuk parashikohet para vitit 2025.

Një pikëpyetje e madhe sipas analistëve ekonomikë vjen nga kuota  e tregut të makinave elektrike, fronti i ri i prodhimit industrial në kë të fushë.

Të gjithë emrat më të fuqishëm në treg, edhe ato më skeptikë në fillim, po projektojnë, ose kanë prezantuar tashmë modelin ose modelet e tyre elektrike, ose të paktën hibride.

Në treg mjetet totalisht elektrike përfaqësojnë më pak se 3 % të totalit. Por një institut si Alix Partners gjykon se kjo fetë torte do të zmadhohet gjatë viteve, nga 11% e vitit 2025 deri tek 24% i parashikuar në 2030. Hibridet ndërkohë mund të arrijnë 67% të tregut po në atë vit. Një kohë jo aq e largët.

Faktorët që ndihmojnë këtë revolucion në prodhimin industrial janë të ndryshëm, nga stimujt ekonomik të qeverive lokale, pritshmëritë pozitive për rritjen ekonomike pas pandemisë por edhe një klimë më e mirë besimi, që shpesh herë bllokon çdo sipërmarrje.

Nuk mungojnë pikëpyetjet, në veçanti për mungesën në tregun ndërkombëtar të materialeve të nevojshme për mjetet, që mund të kufizojë prodhimin./a2cnn