Fundi i një epoke për “pionierët” e internetit, shiten kompanitë Yahoo dhe AOL
Bota e informacionit dhe mediave elektronike ndryshon me ritme që do të ishin të paimagjinueshme vetëm 10 vite më parë. Marka që u shndërruan në simbol global të fillimeve të epokës digjitale tashmë luftojnë për mbijetesë, të “shtypura” nga konkurrenca e fortë e viteve të fundit, që tërheqin më shumë gjeneratat e reja.
Kjo po ndodh edhe me dy emra tejet te njohura, si AOL dhe Yahoo. Dy sipërmarrjet u shitën sot nga ish-pronarët e Verizon për rreth 5 miliardë dollarë. Sipas informacioneve, blerësi është kompania Apollo.
Për ekspertët e fushës, lëvizja mund të parashikohej, nga momenti që gjiganti i komunikacionit Verizon prej kohësh po mundohet të shesë kompanitë e veta mediatike, dhe vjet shiti HuffPost dhe Buzzfeed. Në optikën e Verizon, Yahoo dhe AOL do shkriheshin për të krijuar një platformë të fuqishme, të quajtur Oath, që do të mund të konkurronte Google dhe Facebook, por eksperimenti dështoi.
Ndërkohë, Apollo i ka blerë kompanitë me një çmim shumë më të ulet sesa ai që mund të mendohej vetëm disa vite më parë. Në 2015, Verizon pagoi rreth 4.4 milionë dollarë AOL, dhe 4.5 milionë Yahoo, ndërkohë që Apollo sipas të dhënave i ka blerë sot me shifrën totale prej 5 miliardë dollarë. /a2cnn