Qëndronte i mbyllur prej 35 vitesh, ky Porsche i veçantë del sërish në rrugë
Një Porsche 550 Spyder, një nga makinat më të veçanta të prodhuara ndonjëherë nga marka gjermane, është gjetur në një kontejner transporti, në Kaliforni, pas 35 vitesh që qëndronte mbyllur aty.
Mjeti i prodhuar në vitin e largët 1955 u dallua nga Bobby Green, pronar i një firme veshjesh, kur u ftua për të parë koleksionin e një pronari të madh tokash në Orange County. Aty, atij i ra në sy një Porsche 550 Spyder, me ngjyrë të kuqe.
Kjo makinë është një prej 90 njësive të prodhuara dhe që përdorej zakonisht për gara, duke fituar disa nga më të rëndësishme në histori, si ajo e 24 Orëve të La Manshit.
Porsche i gjetur i përkiste pilotes Loretta Turnbull, derisa pronari i tokave ia bleu në vitin 1963 dhe e restauroi në vitin 1980, për ta ruajtur më pas në kontejner.
Tashmë, kjo makinë ka një pronar të ri: personin që e gjeti. Edhe pse çmimi i shitjes nuk është bërë me dije, ekspertët mendojnë se njëvendëshja ka një vlerë prej 5 milionë dollarësh.