Elon Musk e kurorëzon veten si "Technombret i Teslas"
Elon Musk ka hequr titullin e tij të shefit ekzekutiv dhe e kurorëzoi veten me "Technombret of Tesla". Musk do të ruajë ende pozicionin e tij të shefit brenda kompanisë, tha Komisionit i Letrave me Vlerë të SHBA-së (SEC), shkruan “BBC”, transmeton “Zeri.info”.
Zyrtari kryesor financiar i Tesla-s, Zach Kirkhorn, ka titullin e ri "Mjeshtër i Monedhave". Kjo mund t'i referohet blerjes së monedhave bitcoin nga kompania në vlerë prej 1.5 miliard dollarë këtë vit. As Musk dhe as Kirkhorn nuk kanë dhënë hollësi për kuptimet e titujve të rinj.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi një investitor i Teslas paditi Muskun dhe kompaninë rreth disa postimeve në Twitter si "të çrregullta" dhe "të paligjshme". Avokatët e Chase Gharrity akuzuan Muskun për lëshimin e deklaratave të rreme në lidhje me financat e Teslas për dhjetëra miliona ndjekës të tij.
Në maj të vitit të kaluar, Musk shpërndau një cicërimë duke pretenduar se vlera e aksioneve të Teslas ishte "shumë e lartë". Komentet e tij bënë që vlera e tregut të kompanisë të ulej me 13 miliardë dollarë në atë kohë. /Zëri