Kjo është super vetura McLaren Arthur
Arthur është modeli i parë me të vërtetë i ri që nga premiera e MP4-12C që ndodhi gati 10 vjet më parë, dhe me të vërtetë erdhi nga e para.
McLaren ka përdorur shasinë MonoCell deri më tani, por për modelin Arthur nuk funksionoi, “trupi” i tij është bërë nga fibra karboni dhe do të jetë baza për shumë modele të ardhshme të kësaj kompanie të famshme.
McLaren Arthur ka një motor hibrid, dhe sa i përket motorit, ai është ëbi-turbo V6 2.9 litra që mund të japë 577 kuaj fuqi. Duke peshuar 160 kg, njësia e re është 50 kg më e lehtë se V8 e përdorur deri më tani, më e shkurtër dhe më kompakte në ndërtim, duke e bërë më të lehtë përshtatjen përpara boshtit të pasmë, transmeton Telegrafi.
McLaren pretendon se shpejton në 100 km / orë në 3.0 sekonda, arrin 200 km / orë në 8.3 sekonda, shpejtësinë 300 e kap në 21.5 sekonda, dhe ka shpejtësi maksimale prej 330 km / orë.
Për më tepër, McLaren Artura është një hibrid plug-in, kështu që një bateri me një kapacitet të përdorshëm prej 7.4 kW në një prizë shtëpie mund të karikohet në dy orë e gjysmë.
Çmimi i kësaj makinë është rreth 225,000 dollarë.