Vetura Sandero Stepway në Debat Plus: Nuk dalim në debat sepse gara është për vendin e dytë!
Auto&Tech
February 11, 2021 - 12:46
Në emisionin Debat Plus që transmetohet në RTV Dukagjini, e ftuar ka qenë vetura më e shitur në vend Dacia Sandero Stepway.
E pyetur nga Ermal Panduri se përse po i refuzon debatet me veturat tjera, Sandero Stepway e ka dhënë arsyetimin e vet:
“Gara është për vendin e dytë. Ne e kemi dëshmuar qe 5 vite rresht se jemi numër 1. Të pa kontestueshëm!”
Ky pohim u vërtetua edhe nga statistikat zyrtare të cilat tregojnë se në 5 vitet e fundit kjo veturë mbetet më e shitura në vend dhe rrjedhimisht ndër më të dashurat për shqiptarët e Kosovës. /telegrafi
Për më shumë, ndiqni videon më poshtë: