“Kallashnikovi” sjell modelin e ri “MP-155 Ultima”
Grupi “Kallashnikov”, të cilën e njohim me prodhimin e pushkës së famshme automatike AK-47, ka zbuluar një pushkë të re dhe komplet moderne.
Pushka gjysmëautomatike “shot-gun”, e quajtur “MP-155 Ultima”, është e pajisur edhe me një kamera HD dhe një kompjuter që mëson përdoruesit si të qëllojnë.
Arma Hi - Tech, komplet e ndryshme nga prodhimet e mëparshme, mund të regjistrojë çdo lëvizje dhe të dërgojë të dhënat në telefon përmes internetit ose Bluetooth-it, shkruan “CNN”, transmeton “Zeri.info”.
Me një çmim që vlerësohet të jetë 1.116 euro, arma e re mat kohën e qitjes, numrin e të shtënave dhe normën e shënjestrimit të objektivit. Ajo ka edhe një modul GPS që tregon vendndodhjen e saj kurdo dhe kur i bie bateria, pushka mund të mbushet me një port USB./Zëri