Një tjetër rrjet social po vjen

Një tjetër rrjet social po vjen

Auto&Tech February 07, 2021 - 16:02

Rrjeti social Bebo u lansua në 2005, rreth kohës kur rrjetet e tjera sociale sapo po hynin në skenë.

Megjithatë, ndryshe nga Facebook dhe Twitter të cilët “u ngritën në lartësitë qiellore”, Bebo arriti kulmin e popullaritetit në vitin 2008, me 80 milionë përdorues. Pas kësaj, gjërat shkuan tatëpjetë. Së pari iu shit AOL, pastaj Criterion Capital Partners dhe në vitin 2013 kërkoi falimentimin, transmeton Telegrafi.

Në atë moment, themeluesit e saj, Michael dhe Johi Birch, vendosën t’i vijnë në ndihmë. Ata blenë Bebo dhe premtuan ta rifillojnë atë, si një rrjet krejtësisht i ri.

Siç është njoftuar nga Michael Birch, Bebo i ri do të jetë një rrjet social që do të përqendrohet në profilet e përdoruesve dhe ndërveprimin në kohë reale.

“Ne e përshkruajmë atë si një lidhje shoqërore drejtpërdrejt – kur jeni të kyçur në Bebo, ju e dini se cilët nga miqtë tuaj janë në internet. Kjo është koha e përkryer për një rrjet të ri shoqëror. COVID-19 hapi sytë e njerëzve dhe u tregoi atyre se ka një mënyrë e ndryshme për të bërë gjërat. Njerëzve u mungon kontakti i drejtpërdrejtë”, i tha ai BBC-së.

Tani për tani, Bebo është në dispozicion vetëm për testuesit Beta dhe nuk dihet saktësisht se si do të duket, ose si do të financohet. Ajo që pronarët e saj premtojnë është se përdoruesit “e vjetër” nuk do të kenë mundësi të hyjnë në llogaritë e tyre, por gjithashtu që Donald Trump do t’i refuzohet hyrja nga dita e parë.