Prototipi i raketës së “SpaceX” shpërthen pas fluturimit testues

Prototipi i raketës së “SpaceX” shpërthen pas fluturimit testues

Auto&Tech February 03, 2021 - 17:44

Raketa e fundit prototip e kompanisë hapësinore amerikane “SpaceX” eksplodoi gjatë aterrimit pas një fluturimi testues në Teksas, sipas pamjeve të publikuara nga kompania.

“Starship SN9”, e cila shpërtheu gjatë aterrimit sikurse “SN8” para saj, ishte një raketë prototip e zhvilluar nga kompania private hapësinore e miliarderit Elon Musk për të mundësuar transportin e njerëzve dhe 100 tonë ngarkesë në misionet e ardhshme në Hënë dhe Mars, raporton “AFP”, transmeton “Zeri.info”.

Raketa pa pilot u ngrit në qiellin e Teksasit Jugor. Duke arritur kulmin e fluturimit, anija u hodh në ajër për një moment, duke mbyllur motorët e saj dhe duke kryer një manovër të planifikuar për t’u ulur përsëri drejt Tokës.

Problemet u ngritën kur raketa u përpoq të ndizte përsëri motorët, por dështoi, dhe ra me shpejtësi në Tokë si një top flake. Me këtë prototipin e fundit, Musk synonte t’i bënte fluturimet hapësinore më të arritshme për njerëzit. /Zëri