Influencerët kosovarë arrijnë 100 milionë klikime në të gjitha platformat online

Influencerët kosovarë arrijnë 100 milionë klikime në të gjitha platformat online

Auto&Tech January 27, 2021 - 16:31

Djelmoshat nga Kosova Bardh Gashi (25) dhe Arton Uka (31) të njohur si KüsengsTV filluan kanalin e tyre në YouTube në viti 2016 ndërsa në Facebook dhe Instagram në vitin 2018.

Skeçet e tyre humoristike arrijnë të shikohen jo vetëm nga audienca shqiptare por edhe më gjerë. Gjithçka filloi në qytetin e tyre në Celle të Gjermanisë mirëpo nuk shkoj shumë gjatë dhe audienca u zgjerua në të gjithë Gjermaninë dhe vendet gjermanofolëse.

Tani kanali i tyre në YouTube ka kaluar shifrën 350 mijë abonues ndërsa në të gjitha platformat KüsengsTV ka mbi 650 mijë ndjekës.

Image

Numri i të gjitha klikimeve, duke përfshirë të gjitha platformat kalon shifrën 100 milion. Gjermanishtja si gjuhë mjaft e folur edhe nga kosovarët kanali i Bardhit dhe Artonit ka arritur të kap vëmendjen edhe tek shqiptarët në kosovë dhe në viset tjera shqiptare.

Këto janë platformat e tyre online:

https://www.youtube.com/c/K%C3%BCsengsTV?fbclid=IwAR0yP0kwhJjEEsaiPxJJ_Fyu21lOn3OSYORrH6A5Ugs92I58a1V9v_cU6No