“TikTok”-u vendos rregulla të reja, limite për fëmijët dhe të rinjtë
Platforma e “TikTok” ka aplikuar disa ndryshime, duke vendosur disa rregulla të reja për ta bërë këtë rrjet social sa më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.
Kjo ka ardhur pasi autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar që të “TikTok” të pasqyrojë një informacion më të detajuar të mënyrës se si punon për të mbledhur të dhënat personale të përdoruesve dhe se si praktikat e rrjetit ndikojnë tek fëmijët dhe të rinjtë. Këtë lajm e ka bërë të ditur “TikTok” në faqen zyrtare të “Twitter”, ku ka bashkëngjitur edhe ndryshimet rreth privatësisë së përdoruesve të rinj.
Sipas rregullave, përdoruesit e moshës nga 13 deri në 15 vjeç do të kenë llogari private. Kjo do të thotë se vetëm dikush që përdoruesi e pranon si ndjekës mund të shikojë videot e tyre.
Këta përdorues tashmë mund të zgjedhin vetëm ndërmjet dy alternativave ‘miqve’ ose ‘askujt’, duke anashkaluar ospionin ‘të gjithëve’ që ishte më përpara. Ndërkohë është ndaluar edhe shkarkimi i videove të fëmijëve dhe të rinjve në moshat 16 ose 17 vjeç.
Gjithashtu, mesazhet direkte dhe opsioni “Sugjeroni llogarinë tuaj të tjerëve” është limituar për të rinjtë nga 13 deri në 16 vjeç.
Andy Burrows, drejtor i politikës së sigurisë në internet për Organizatën Kombëtare të Parandalimit të Mizorisë ndaj Fëmijëve është shprehur me anë të një postimi në twitter se I ka mirëpritur këto ndryshime
“Është një gjë shumë e mirë të shohësh se një platformë madhore udhëhiqet nga modeli i sigurisë, duke zvogëluar kështu rrezikun e abuzimit seksual të fëmijëve” - Andy Burrows, drejtor I politikës së sigurisë në internet
Përdoruesve të “TikTok” u kërkohet të vendosin ditëlindjen e tyre kur regjistrohen në një llogari, por nuk ka ndonjë verifikim për të siguruar moshën e saktë që është deklaruar nga përdoruesi./EURONEWS