Samsung prezanton serinë e re të celularëve Galaxy S21
Samsung ka prezantuar serinë e celularëve Galaxy S21, me 3 modele që do të kushtojnë nga 800 deri në 1200 dollarë.
Pajisjet e reja të gjigantit teknologjik korean quhen Galaxy S21, Galaxy S21 Plus dhe Galaxy S21 Ultra.
E reja kryesore e tyre është një kamerë e pasme e përmirësuar.
Patrick Chomet, zv/presidenti ekzekutiv i Samsungut, tha: “Seria Galaxy S21 është ndërtuar për ata që duan celularë të cilësisë maksimale për të kapur momente nga jeta e tyre dhe për t’i ndarë ato. Galaxy S21 dhe Galaxy S21+ janë për njerëzit që duan të bëjnë foto dhe video me cilësi të lartë. Galaxy S21 Ultra është cilësia më e lartë që mund të gjesh te një celular, një pajisje fantastike që jus jell më pranë me njerëzit dhe gjërat që doni më shumë”.
Ekrani i këtyre celularëve varion nga modeli: 6,1 inch ai i Galaxy S21, 6,7 inch ai i Galaxy S21 Plus dhe 6,8 inch ekrani i Galaxy S21 Ultra. E njëjta gjë për baterinë: 4000 mAh për Galaxy S21, 4800 mAh për Galaxy S21 Plus dhe 5000 mAh për Galaxy S21 Ultra. S21 dhe S21+ kanë 8 GB RAM, ndërsa Ultra ka plot 16 GB RAM. Hapësira e S21 dhe S21+ është 256 GB, ndërsa ajo e Ultra është 512 GB.
Për herë të parë në një celular Galaxy, Ultra do të ofrojë regjistrimin e videove në 4K. /A2