Rrjedhin specifikat e fundit për Galaxy S21 dhe Galaxy S21+

Rrjedhin specifikat e fundit për Galaxy S21 dhe Galaxy S21+

Auto&Tech December 27, 2020 - 17:38

Për momentin, në proces të prodhimit për treg janë tre modele kryesore të Samsung. Para tetë ditësh, çdo detaj i fundit në lidhje me Galaxy S21 Ultra u zbulua dhe tani është radha e Galaxy S21 dhe Galaxy S21+, varianteve më të volitshme të telefonave nga gjiganti jugkorean, Samsung.

Në fund të varianteve të reja të telefonave premium nga Samsung është edhe Galaxy S21. Ky model vjen me ekranin e sheshtë 6.2-inç në AMOLED mbuluar me Gorilla Glass Victus që mbështetë rezolucionin Full-HD+ në shkallën e freskimit në 120Hz. Poashtu arrin shkallën e ndriçimit maksimal në 1,300 nit.

Në këtë model, Samsung synon që të mundësojë që të mbajmë gjithçka në punë gjatë gjithë ditës përmesbaterisë me 4,000mAh dhe 4,800mAh përkatësisht (modeli S21+).

Në pajisje përfshihet edhe Exynos 2100 i cili mbetet i paparalajmëruar. Procesori ofron një bërthamë me performancë ultra të lartë në 2.9GHz, tre bërthama me performancë të lartë që funksionojnë me 2.8GHz dhe katër bërthama të efikasitetit me shpejtësi në 2.4GHz.

Image

Klientët e Samsung që jetojnë në Shtetet e Bashkuara në vend të Exynos 2100 do të marrin Qualcomm Snapdragon 888. Por pjesa tjetër e specifikimeve duhet të jetë identike.

Përmbyllja e paketës është me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtëse në të gjithë Evropën, me mundësinë e një modeli që ofron hapësirë të zgjeruar në 256 GB. Në SHBA, Samsung pritet të ofrojë 256 GB si standard. Asnjëra nga variantet nuk mbështet kartat microSD.

Edhe Galaxy S21 dhe Galaxy S21 + bazohen në Android 11 dhe One UI 3.1 që vjen i integruar direkt. Pajisjetgjithashtu ofrojnë rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit IP68.