Shpiket ora më e saktë në botë

Shpiket ora më e saktë në botë

Auto&Tech December 19, 2020 - 22:18

Është gati ora atomike më e saktë e krijuar ndonjëherë. Rezultat i punës së Institutit Teknologjik të Massachusets Mit, arrin të masë edhe vibrimet më të paperceptueshme që ndodhin në botën mikroskopike. Indeksi i gabimit është më i vogël se 100 milisekonda në një kohë të barabartë me moshën e universit, rreth 14 miliardë vjet.

Niveli i saktësisë është i thelbësor për të studiuar edhe sinjale shumë të dobët, si ata të valëve gravitacionale, apo edhe të atyre të paeksploruara ende, si masa e errët që mendohet se zë të paktën 25% të universit. Ky instrument është premtues për të hedhur hapa përpara në të ashtuquajturën Fizikë e re, duke tejkaluar edhe teoritë aktuale të cilave i referohemi.

Është mjaft i rëndësishëm në përmirësimin e përllogaritjes kuantike, dhe përsosmëri në matjen e kohës por edhe në fushën e kriptografisë.

Klan Plus