Google dhe Amazon në Francë gjobiten me 135 milionë euro

Google dhe Amazon në Francë gjobiten me 135 milionë euro

Auto&Tech December 10, 2020 - 13:52

Dënimi ka të bëjë me vendosjen e reklamave në llogaritë e përdoruesve pa pëlqimin e tyre paraprak.

Komisioni Kombëtar Francez për Informacionin dhe Liritë (CNIL) gjobiti Google dhe Amazon me 135 milion euro për "vendosjen e reklamave në kompjuterët e përdoruesve pa miratimin paraprak dhe pa siguruar informacion të mjaftueshëm".

Një deklaratë e CNIL tha se dy filiale të Google (Google LLC dhe Google Ireland) u gjobitën me 100 milion euro dhe një filial i Amazon u gjobit me 35 milion euro, njoftoi BBC, transmeton Zeri.info.

Thuhet se kompanitë u ndëshkuan për vendosjen e reklamave në kompjuterët e përdoruesve pa pëlqimin e tyre paraprak.

Deklarata thekson se nëse një përdorues hyn në faqen franceze Google (Google.fr) dhe Amazon (amazon.fr), "cookies" që përdoren për qëllime reklamimi shfaqen automatikisht në kompjuterin e tij, pa marrë ndonjë veprim përdoruesi paraprakisht.

Shpjegimi i Komisionit thotë se cookies për reklama "mund të vendosen vetëm pas pëlqimit të përdoruesit", duke shtuar se Google dhe Amazon kanë shkelur rregullat për marrjen e pëlqimit paraprak të përdoruesit.

"Google njoftoi në shtator 2020 se kishte ndaluar reklamimin e paautorizuar në kompjuterët e përdoruesve. Sidoqoftë, përdoruesit që vizitojnë faqen e tyre ose nuk janë informuar sa duhet ose nuk janë informuar kurrë që cookies janë vendosur në ekranet e kompjuterëve të tyre", deklaroi CNIL./Zëri