Me ndihmën e një teleskopi të ri, australianët kanë hartuar një milion galaktika

Me ndihmën e një teleskopi të ri, australianët kanë hartuar një milion galaktika

Auto&Tech December 02, 2020 - 16:20

Shkencëtarët australianë kanë njoftuar se kanë arritur të hartojnë një milion galaktika të reja me ndihmën e një teleskopi të përparuar në shkretëtirë.

Agjencia shkencore kombëtare CSIRO njoftoi se teleskopi i saj i ri krijoi një “atlas të ri të hapësirës” në kohë rekorde, i cili tregon detaje të papara, njoftoi “Hina”, transmeton Zeri.info.

Teleskopi ka hartuar një total prej tre milionë galaktikash me fotografi që ofrojnë dy herë më shumë detaje të reja sesa hulumtimet e mëparshme, dhe astronomët shpresojnë që imazhet e reja do të rezultojnë në zbulime të reja rreth universit. CSIRO raportoi se hartimi zgjati vetëm 300 orë, ndryshe nga hulumtimi i mëparshëm që zgjati me vite.

Falë të dhënave të publikuara, shkencëtarët nga e gjithë bota tani do të jenë në gjendje të eksplorojnë “gjithçka, nga formimi i yjeve te mënyra se si galaktikat dhe vrimat e zeza supermasive të tyre evoluojnë dhe bashkëveprojnë”, tha autori kryesor i studimit, Dr. David McConnell. “Shpresojmë të zbulojmë dhjetëra miliona galaktika të reja në kërkimet që kemi përpara”, shtoi ai.

Këto rezultate fillestare u botuan të martën në revistën profesionale Publikimet e Shqoatës Astronomike të Australisë. Një koleksion prej 36 kamerave satelitore Teleskopi Askap (Australian Square Kilometers Array Pathfinder) është një koleksion prej 36 pjatave satelitore që kapin një panoramë të qiellit. Sistemi është i vendosur në hemisferën jugore në zonën e largët të Australisë Perëndimore dhe shtrihet mbi gjashtë kilometra të zonës së Observatorit Murchison të CSIRO, i vendosur rreth 700 kilometra në veri të Perth. Duke kombinuar sinjale nga antenat më të vogla, teleskopi krijon imazhe me rezolucion të lartë, thanë shkencëtarët.

Superkompjuterit Perth më pas i dërgohen sasi të mëdha të të dhënave, të cilat gjenerohen me shpejtësi më të madhe se e gjithë rrjedha e internetit në Australi, duke krijuar imazhe. Teleskopi Askap zhvilloi eksplorimin e tij të parë të qiellit këtë vit, duke mbuluar 83 për qind të qiellit dhe tre milion galaktika. Harta u bashkua duke përdorur vetëm 903 imazhe jashtëzakonisht të hollësishme dhe për krahasim, gjatë hulumtimeve të mëparshme, duheshin dhjetëra mijëra fotografi për të përfunduar imazhin e qiellit. /Zëri