Rrjetet sociale, bashkë kundër lajmeve të rreme për vaksinat
Në kohën kur e gjithë bota po përgatitet të përdor vaksinat e krijuara kundër Covid-19, dezinformimi në rrjete sociale është përhapur shumë. Duke vënë kështu në dyshim efikasitetin e tyre dhe duke ngjallur frikë për t’u vaksinuar.
Dezinformimi për vaksinat është përhapur në tre nga rrjetet më të mëdha sociale Facebook, Twitter dhe YouTube. Tani këto rrjete do të bashkojnë forcat me kontrollorët e fakteve, qeveritë dhe studiuesit për t’u përpjekur të gjejnë një mënyrë të re për trajtimin e dezinformatave.
Është akoma e paqartë se si nisma do të përmirësojë luftën kundër lajmeve të rreme mbi vaksinat. Por është bërë e ditur se në ndihmë të Facebook, YouTube dhe Twitter do të jenë; Departamenti i Mbretërisë së Bashkuar për Dixhitalizim, Kulturë, Media dhe Sport; Instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë; Zyra e Këshillit të Privatësisë së Kanadasë dhe pesë organizata të tjera ndërkombëtare për kontrollimin e fakteve.
Me financim nga Facebook, nisma do të fillojë në janar duke përcaktuar standarde të reja për trajtimin e dezinformatave. Nga Facebook është mirëpritur përpjekja “për të diskutuar dhe zhvilluar strategji të reja për trajtimin e keqinformimit.”/tvklan.al