“Facebook”-u vazhdon me ndalimin e reklamave politike
Kompania pret që ndalimi paszgjedhor i reklamave politike në lidhje me zgjedhjet në SHBA të zgjasë edhe një muaj tjetër, si dhe të luftojnë kundër keqinformimit, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.
Megjithëse disa burime kanë publikuar parashikime të fituesit të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, ne ende besojmë se është e rëndësishme të parandalojmë konfuzionin ose abuzimin me platformën tonë, tha kompania në një e-mail dërguar reklamuesve.
Një zëdhënës i “Facebook”-ut nuk pranoi të komentonte mbi postimin.
“Facebook”-u më parë tha se ndalimi do të hynte në fuqi të paktën shtatë ditë pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, por që kjo periudhë mund të zgjatet.
Kompania futi një ndalim të reklamimit politik si pjesë e masave për të luftuar dezinformimin në këtë rrjet social. /Zëri