Jeff Bezos shiti aksione në vlerë prej 3 miliardë dollarësh

Jeff Bezos shiti aksione në vlerë prej 3 miliardë dollarësh

Auto&Tech November 05, 2020 - 21:02

Jeff Bezos shiti më shumë se 3 miliardë dollarë të aksioneve të tij në Amazon këtë javë, duke përfituar nga një rritje prej 75% e vlerës së kompanisë së tij këtë vit, raporton CNN dhe transmeton ”Zeri.info”.

Drejtori i "Amazon" nuk shpjegoi pse shiti kaq shumë aksione, por ai rregullisht bën këso shitjesh, shpesh duke e përdorur atë për të financuar kompaninë e tij hapësinore "Blue Origin" dhe sipërmarrje të tjera. Miliarderët me zotërime të mëdha zakonisht diversifikojnë portofolet e tyre në mënyrë që të mos kenë të gjitha fitimet e tyre vetëm në një vend.

Bezosi gjithashtu u lirua nga një sasi e madhe aksionesh gjatë këtij viti. Ai shiti më shumë se 10 miliardë dollarë aksione të "Amazonit" këtë vit, sipas "OpenInsider". Kjo është një rritje prej gati 3 miliardë dollarë nga 2019. Amazon (AMZN) nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me shitjen e Bezosit. Këtë vit, ai nisi edhe një fond prej 10 miliardë dollarësh për të luftuar ndryshimet klimatike.

Muajin e kaluar, "Blue Origin" nisi raketën e saj të turizmit hapësinor në skaj të atmosferës së Tokës, duke shënuar fluturimin e 13-të provë të "New Shepard", siç quhet automjeti, por ai ende nuk mund të fluturojë me njerëz në bord. Edhe me deponinë masive të aksioneve, Bezos mbetet personi më i pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Vlera e tij është 191 miliardë dollarë, një rritje prej 76 miliardë dollarësh që nga fillimi i vitit. /Zëri