iPhone 12 – radhë para dyqaneve të Apple pavarësisht koronavirusit
Në të gjithë botën, njerëzit me maska ëdhe distancë të mjaftueshme prisnin të merrnin telefonin e tyre të ri.
Shitjet zyrtare të iPhone 12 të ri të Apple filluan dy ditë më parë. Dy modelet iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro tani janë zyrtarisht në treg. Variantet Mini dhe Pro Max do të pasojnë në nëntor.
Si me çdo lançim të produktit, edhe këtë vit, megjithë pandeminë globale dhe numrin në rritje të infeksioneve, adhurues të shumtë prisnin në radhë që të blinin telefonin e ri nga Apple.
Fotografitë nga Nju Jorku dhe Kina tregojnë blerësit e parë me maska para dyqaneve. Për këtë qëllim, ishin vendosur edhe njoftime para degëve, në mënyrë që të respektohen masat kundër COVID-19.
Ndërsa njerëzit në Nju Jork ishin shumë larg, njerëzit në Shangai, Kinë, nuk dukej se e kishin marrë distancën shumë seriozisht. Fotografitë tregojnë se sa njerëz janë grumbulluar në një hapësirë ëtë vogël përpara degës.
Kishte gjithashtu njerëz që prisnin në degën në Kärntner Straße në Vjenë dhe gjithashtu u morën parasysh edhe masat paraprake të sigurisë. Sidoqoftë, kishte vetëm një radhë të shkurtër sepse pajisjet janë shitur tashmë. /Telegrafi/