Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
Google i përgjigjet pozitivisht kërkesës për rregullimin e 41 pasaktësive rreth emërtesave gjeografike të relievit shqiptar

Google i përgjigjet pozitivisht kërkesës për rregullimin e 41 pasaktësive rreth emërtesave gjeografike të relievit shqiptar

Auto&Tech October 20, 2020 - 10:16

Mësohet se, kompania Google i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së MEPJ për rregullimin e 41 pasaktësive të publikuara në platformat Google Map dhe Google Earth, lidhur me emërtesat gjeografike të relievit shqiptar, të cilat bien ndesh me hartën e Republikës së Shqipërisë.

Deri më tani është bërë i mundur korrektimi i 40 emërtesave gjeografike në territorin tonë, ndërsa vijojnë diskutimet për korrigjimin e emrit të lumit të Vjosës, të cilin Wikipedia e njeh momentalisht si “Lumi i Sarandoporos”.

Fushata, thuhet në reagimin e MEPJ-së, “është ndërmarrë me iniciativë të ministrit të Jashtëm Gent Cakaj dhe nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, që synon rregullimin e çdo pasaktësie të kësaj natyre, duke i shërbyer aksesit sa më të plotë dhe të saktë të emërtesave gjeografike nga qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, si dhe të huajt që vizitojnë vendin tonë”.

Ja lista me 40 emrat e rregulluar

1. Liqeni i Shkodrës

2. Lumi i Bunës

3. Lumi i Vjosës

4. Lumi Drinos

5. Lumi i Devollit

6. Lumi i Cemit

7. Lumi i Cemit

8 Përroi i Seferçës

9. Liqeni i Shkopetit

10. Përroi i Lëpushës

11. Lumi i Ishmit

12. Lumi i Bushtricës

13. Lumi i Currajt

14. Lumi i Drinit

15 Lumi i Kirit

16 Lumi i Povëlës

17.Lumi i Semanit

18. Lumi i Valbonës

19. Lumi i Kurvajt

20. Lumi i Matit

21. Lumi i Pajës

22. Lumi i Rapunit

23. Lumi i Vermoshit

24. Lumi Zalli i Bulqizës

25. Lumi i Zaranikës

26. Lumi i Sarandaporos.

27. Lumi i Zezës

28. Liqeni i Kasnicës

29. Lumi i Bazit

30. Liqeni i Belëshit

31. Liqeni i Bufit

32. Liqeni i Çërragës.

33. Liqeni i Holit

34. Liqeni i Ibizës

35. Liqeni i Kuq.

36. Liqeni i Paraskës

37. Liqeni i Petritit

38. Liqeni i Rimonit

39. Liqeni i Ulzës

40. Liqeni i Zi

41. Liqeni i Kocebse. /BW