Facebook i heq 2,2 milionë reklama para zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Mbi 2 milionë reklama u refuzuan dhe 120 000 postime si përpjekje për të penguar votimin u hoqën nga Facebook dhe Instagram, përpara zgjedhjeve në SHBA, tha sot zëvendëspresidenti i Facebook për Çeshtjet Publike dhe Komunikimin, Nick Clegg, në një intervistë për “Sunday Journal”.
“Përveç kësaj, u postuan paralajmërime për 150 milionë informacione të rreme të verifikuara nga medie të pavarura”, shpjegoi ai.
“Tridhjetë e pesë mijë punonjës kujdesen për sigurinë e platformave tona dhe kontribuojnë në zgjedhje. Ne kemi krijuar partneritete me 70 medie të specializuara për verifikimin e informacionit”, shtoi Clegg.
Prej muajsh, Facebook ka shtuar përpjekjet për të mos përsëritur traumën e vitit 2016, kur rrjeti i tij u përdor për operacione masive të manipulimit të votuesve, të kryera nga Rusia, gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe Brexit-it në Britaninë e Madhe.