Anglia dhe Uellsi prezantojnë aplikacionin “COVID-19”

Anglia dhe Uellsi prezantojnë aplikacionin “COVID-19”

Auto&Tech September 25, 2020 - 10:39

Qeveria e Britanisë, kishte premtuar 4 muaj më parë për publikun një aplikacion me anë të së cilit do të jetë e mundur që përdoruesit të gjurmojnë kontaktet, të kontrollojnë nivelin lokal të rrezikut dhe të regjistrojnë numrin e vizitave  që janë bërë në vende publike si pub-et e të tjera të ngjashme.

Aplikacioni me emrin NHS COVID-19, u prezantua sot dhe po vjen pikërisht në kohën kurvendi po përgatitet për një valë të dytë të infeksioneve, me raste ditore që po rriten me ritme të papara që nga kulmi i pandemisë.  

Image

Ishte thënë se aplikacioni për gjurmimin e COVID-19 do të prezantohej në maj, por provat e bëra më heret u ndoqën nga probleme të ndryshme, dhe bënë që  zhvilluesit të heqin dorë duke preferuar teknologjinë e modelit të Apple dhe Google që u soll në qershor.

Pas vonesës së aplikacionit, qeveria filloi të ulë rëndësinë e telefonave inteligjentë në luftimin e COVID-19. Megjithatë, Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock, tha se me rritjen e rasteve të infektimit në vend, duhet të përdoret çdo mjet që është i mundshëm për të parandaluar transmetimin, përfshirë teknologjinë më të fundit.

“Ne kemi punuar gjerësisht me kompani të teknologjisë, partnerë ndërkombëtarë dhe ekspertë të privatësisë dhe mjekësisë. Nga provat kemi mësuar të zhvillojmë një aplikacion që është i sigurt, i thjeshtë për t’u përdorur dhe që  do të ndihmojë në mbajtjen e vendit tonë më  të sigurt”, tha ai.

Image

Aplikacioni përdor sinjale Bluetooth për t’u regjistruar kur një përdorues është në kontakt të ngushtë me një përdorues tjetër, kjo do të thotë kur dy njerëz gjenden në një hapësirë brenda dy metrash, për 15 minuta ose më shumë. Nëse dikush rezulton pozitiv për COVID-19, ai mund të zgjedhë të ndajë rezultatin në mënyrë anonime me kontaktet e tij të ngushta, ku secili do të marrë një alarm dhe do të duhet të izolohet për 14 ditë.

Aplikacioni gjeneron një ID të rastësishme për secilin përdorues në mënyrë që të mbrojë privatësinë e tyre dhe gjithashtu do t’u mundësojë përdoruesve të rezervojnë një test për COVID-19, të kontrollojnë simptomat dhe të regjistrohen në vende duke përdorur një kod të tipit QR.

Image

Mosha e re mbi 16 vjeç do të inkurajohet të shkarkojë aplikacionin nga reklamat të cilat do publikohen në media me thirrjen: ” Merrni aplikacionin. Mbroni të dashurit tuaj.”/tvklan.al

Image