Miliarda dollarë humbje në industrinë automobilistike
Kriza e koronavirusit i ka kushtuar industrisë së automobilave miliarda dollarë humbje në të gjithë botën, sipas një studimi nga grupi i konsulencës EY.
Studimi evidentoi humbjet midis 17 prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve në botë, të cilat arritën në gati 11 miliardë euro (12,9 miliardë dollarë) në tremujorin e dytë të këtij viti, pasi kufizimet për të ndaluar pandeminë tendosën ekonominë globale.
”Vetëm gjashtë prodhues arritën të qëndronin ‘më këmbë’, me kompaninë amerikane të makinave elektrike ‘Tesla’, madje duke arritur të regjistronte përmirësimin nga viti në vit, duke e lejuar atë të hidhej në krye të renditjes si prodhuesi më i mirë i automjeteve”, theksoi EY.
”Asnjë prodhues automjetesh nuk ishte në gjendje të shmangte rënien e të ardhurave në tremujorin e dytë”, sipas studimit.