Japonia teston me sukses makinën fluturuese

Japonia teston me sukses makinën fluturuese

Auto&Tech September 01, 2020 - 09:04

Një kompani japoneze ka testuar për herë të parë me sukses një makinë fluturuese. Sky Drive Inc. zhvilloi testimin e saj më 25 gusht, tha kompania në një njoftim për shtyp, në Toyota Test Field, një nga më të mëdhatë në Japoni dhe kompania bazë e zhvillimit të makinave.

Makina, e quajtur SD-03, e shoqëruar me një pilot, u ngrit dhe fluturoi për rreth katër minuta, transmeton rtv21.tv. “Ne jemi jashtëzakonisht të ngazëllyer që kemi arritur fluturimin e parë në dy vitet që kur kemi themeluar SkyDrive”, tha shefi ekzekutiv, Tomohiro Fukazawa.

Ne duam të realizojmë një shoqëri ku makinat fluturuese janë një mjet i arritshëm dhe i përshtatshëm i transportit në qiell dhe njerëzit janë në gjendje të përjetojnë një mënyrë të re të sigurt dhe të rehatshme. SD-03 është automjeti më i vogël elektrik në botë i ngritjes dhe uljes vertikale dhe zë hapësirën e rreth dy makinave të parkuara, sipas kompanisë.

Kjo makinë ka tetë motorë. Kompania shpreson ta bëjë makinën fluturuese një pjesë të jetës normale dhe jo vetëm një mall. Më shumë fluturime provë do të ndodhin në të ardhmen në kushte të ndryshme për t’u siguruar që teknologjia e automjetit plotësojnë standardet e industrisë. Suksesi i këtij fluturimi do të thotë që ka të ngjarë që makina të testohet jashtë fushës Toyota Test deri në fund të vitit.

Kompania do të vazhdojë të zhvillojë teknologji për të nisur në mënyrë të sigurt makinën fluturuese në vitin 2023.

Image

Image