Tesla me model të ri rivalizon Volkswagen ID.3
Elon Musk themeluesi i kompanisë “Tesla”, ka paralajmëruar model të ri i cili do të jetë versioni i ridizajnuar i Model 3, I cili fillimisht i dedikohet tregut evropian, shkruan Fox News.
Përmes një konference, ku i drejtohet investitoreve dhe analisteve, Musk tha se kompania e tij “nuk do të ketë sukses në misionin e saj nëse nuk prodhon vetura të përballueshme”. Ai, po ashtu, ka shtuar se automjetet e Teslas nuk janë mjaft të përballueshëm dhe se kjo duhet zgjidhur shpejt, Zeri.info.
Modelet e reja mund ti shohim së shpejti, me prodhimin e superveturës Roadster dhe pick-upit Cybertruck , kamionit Semi, si dhe modelit të ri Hatchback që thuhet se do të jetë rival i modelit ID.3 të Volkswagenit. Sipas “Autocar”, fabrika në Gjermani pritet të fillojë prodhimin në muajin korrik të vitit të ardhshëm, transmeton Zeri.info