Telefonat inteligjentë do të jenë në gjendje të tregojnë nëse jeni dehur
Telefonat inteligjentë do të jenë në gjendje të tregojnë nëse jeni i dehur dhe t’iu paralajmërojnë të ndaleni, vetëm duke u bazuar në ecjen tuaj.
Për të kryer studimin, ekspertët përdorën disa pajisje të veçanta, për të kuptuar se cilët individë ishin në gjendje të dehur.
Studiuesi kryesor, Brian Suffoletto tha: Ne kemi sensorë të fuqishëm që i mbajmë me vete kudo ku shkojmë. Ne thjesht duhet të mësojmë t’i përdorim ato për t’i shërbyer më mirë shëndetit publik.
Më tej, ai shtoi se telefonat inteligjentë mund të lajmërojnë përdoruesit e tyre nëse ata kanë tejkaluar konsumin e pijes dhe mund të jenë në rrezik.
“Unë do të doja të imagjinoja një botë në të cilën nëse njerëzit shkojnë jashtë dhe pinë në nivele të rrezikshme, atyre u dërgohen strategji për t’i ndihmuar dhe për t’i ndaluar të kryejnë akte jo të mira”./tvklan.al