Në sulm të aplikacioneve kineze
Pas sanksioneve ndaj Tik Tok, SHBA po kushtëzon edhe aplikacioni tjetër të komunikimit WeChat, i cili është shumë i përdorur nga shtetasit kinezë që jetojnë në Amerikë, por edhe më gjerë.
Ditën e enjte, autoritete amerikane lëshuan një urdhër se nëse aplikacioni WeChat nuk do të kalojë në pronësi të SHBA deri në 15 Shtator, atëherë ai do të bllokohet përfundimisht.
WeChat është shënjestra e fundit në luftën teknologjike e përshkallëzuar me shpejtësi mes Presidentit të SHBA-së dhe Kinës.
Sipas profesorit të ekonomisë në Harvard, Willy Shin, ky aplikacion është mjaft popullor tek kinezët, prandaj kufizimi i tij do të ishte një problem i madh për të lidhur komunikimin nga njëra anë e globit tek tjetra.
Shin thekson se SHBA po përpiqet të ndërtojë një perde të hekurt midis shteteve në mënyrë që njerëzit të mos kenë mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin. Ai tha se shumica e kinezëve përfshirë edhe studentët me të cilët komunikon, nuk flasin asgjë që lidhjet me temat e ndjeshme të politikës, pasi e përdorin vetë, për të komunikuar me familjarë dhe miqtë.
Klan Plus