Në garë për të blerë “TikTok”-un

Në garë për të blerë “TikTok”-un

Auto&Tech August 10, 2020 - 11:03

Edhe pse Presidenti Donald Trump ka urdhëruar ndalimin e aplikacioneve me pronësi kineze, disa kompani gjigande amerikane janë duke punuar për të arritur një marrëveshje me TikTok.

Sëfundmi raportohet që Twitter-i është në diskutime me zotëruesit e aplikacionit të videove ByteDance dhe kanë shprehur interesin për të blerë operacionet e kompanisë në SHBA.

TikTok ka qenë në qendër të debateve javët e fundit. Donald Trump urdhëroi firmat që të ndalonin së bëri biznes me TikTok-un për arsye sigurie.

Para Twitter në bisedime me kompaninë kineze është edhe Microsoft. Mbetet ende e paqartë nëse Twitter mund ta përballojë të blerjen e TikTok. Vlera e TikTok-ut për Shtetet e Bashkuara është e paqartë, por llogaritet dhjetëra miliarda dollarë.

Kapitali i Twitter-it në treg është 29 miliardë Dollarë, ndërkohë Microsoft është më shumë se 1.6 trilionë Dollarë./tvklan.al