“Bugatti” prodhon makinën minielektrike për fëmijë
Auto&Tech
July 29, 2020 - 18:16
Kompania e njohur automobilistike “Bugatti”, në bashkëpunim me kompaninë “Little Car” me qendër në Londër, kanë prodhuar 500 makina minielektrike për fëmijë.
Tashmë disa prej tyre janë në shtije, të disponueshme për tu blerë nga klientët.
Kjo makinë e re minielektrike quhet “Bugatti Baby II” dhe çmimi i saj fillon nga 35 000 dollarë.
Dizanji i ri, është një interpretim modern i “Bugatti Baby” me atë të një shekulli më parë.
Në vitin 1926, dezinjuesi Ettore Bugatti dëshironte të bënte një makinë për djalin e tij, kështu që ai ndihmoi në krijimin e një kopje të makinës së famshme të garave “Bugatti Type 35”.
Fillimisht, ekzistonte vetëm një, por klientët e “Bugatti” ishin aq të kënaqur nga makina e vogël sa kompania bëri rreth 500 të tjera.