Fillojnë shitjet e modelit të ri të Volkswagen, ky është çmimi i tij
Auto&Tech
July 22, 2020 - 23:31
Firma gjermane për prodhimin e veturave, Volkswagen, ka filluar shitjet e para të modelit elektrik ID 3.
Nga 20 korriku, ju mund të porositni ID tuaj, transmeton Telegrafi. Dhe modelet e serive të para do të dorëzohen në tetor.
Që nga 20 korriku, ndërmarrja gjigante me seli në Gjermani do iu mundësojë konsumatorëve të saj porositjen e modelit elektrik, njësitë e së cilës priten të dorëzohen tek pronarët potencial në tetor të këtij viti.
Sipas të dhënave të mëparshme, një makinë e tillë për t’u porositur kushton 30 mijë euro.
Modelet e serive, të cilat do të dorëzohen nga tetori, nuk do të kenë gamën e plotë të funksioneve të softuerit.