Sapo ka ndodhur hakimi më i madh në histori të rrjeteve sociale
Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates janë në mesin e shumë figurave prominente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë atakur nga hakerët në Twitter nga skemë mashtrimi ku është përdorur edhe Bitcoin.
Llogaritë zyrtare të Barack Obama-s, Joe Biden dhe Kanye West gjithashtu kanë kërkuar donacione për kripto-valutën (pasi janë hakuar llogaritë).
Nga Twitter kanë shkruar se ishte një sulm i koordinuar që për target ka pasur punëtorët e kompanisë “me një qasje në sistemin e brendshëm”.
“E dimë se ata kanë përdorur këtë qasje për të marrë kontroll në shumë llogari të famshme”, ka thënë Twitter në një seri të tweet-s.
Është thënë se “hapa të rëndësishëm”, janë marrë për ta limituar qasjen e hakerëve, derisa po vazhdon hetimi.
Në ndërkohë, shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey ka shkruar “Ditë e vështirë për ne në Twitter. Të gjithë ndjehemi tmerrësisht keq që kjo ka ndodhur”.
Dimitri Alperovitch, që ka themeluar kompaninë për siguri kibernetike CrowdStrike, i ka thënë Reuters-it se “ky sulm duket të jetë më i madhi deri tani në një rrjet social”.